Mbi 445 mijë votues deri në 15:00

Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka arritur në 22,56 për qind deri në orën 15:00, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Nga 1 milion e 959 mijë e 962 qytetarë me të drejtë vote, deri në këtë orë kanë votuar 445 mijë e 622 qytetarë apo 22.74%.

Krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor, pjesëmarrja është më e lartë. Në zgjedhjet e kaluara, deri në orën 15:00 kishin votuar 29,29 për qind e votuesve.

Më 28 dhjetor deri në këtë kohë kishin votuar 572 mijë e 723 qytetarë.

Kjo i bie se deri në këtë kohë, krahasuar me dhjetori kanë votuar mbi 135 mijë qytetarë më pak.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU