Deri në orën 16:00, Leposaviqi prin me daljen më të lartë në votime
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 16:00, komunat me përqindjen më të lartë të daljes së votuesve në zgjedhje janë Leposaviqi me 45% dhe Ranillugu me 43%.
Në anën tjetër, pjesëmarrja më e ulët e votuesve është regjistruar në komunën e Dragashit, ku deri në këtë orë kanë votuar vetëm 12% e qytetarëve me të drejtë vote, transmeton Indeksonline
KQZ pritet të publikojë përditësime të reja mbi pjesëmarrjen në votime gjatë orëve në vijim.


