Kreu i LDK’së dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë në këtë kohë të mbetur deri në mbylljen e vendvotimeve.
“Kanë mbetur më pak se dy orë deri në përfundimin e votimeve në Kosovë. Dilni dhe votoni! Ushtroni të drejtën tuaj! Përcaktoni fatin e Republikës sonë, vendit që e duam të gjithë për katër vitet e ardhshme. Forca Kosovë!”, tha Abdixhiku.


