Këto janë rezultatet jozyrtare të zgjedhjeve në disa fshatra të komunës së Podujevës:
Në fshatin Bellopojë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë 328 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 90 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 82 vota.
Në Buricë, LVV ka marrë 181 vota, LDK 81, PDK 49, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 10, ndërsa PSD 2 vota.
Në Llugë, LVV kryeson me 361 vota, PDK 79 dhe LDK 62.
Në Dobërdol, LVV ka marrë 221 vota, LDK 117, PDK 48 dhe AAK 10.
Në Dumosh, LVV ka 213 vota, LDK 116, PDK 31 dhe AAK 6.
Në Lladoc, LVV ka 154 vota, LDK 92, PDK 80 dhe AAK 8.
Në një klasë në Kërpimeh, LVV ka marrë 174 vota, LDK 72, PDK 60 dhe AAK 2.
Në Sekiraçë, LVV ka 130 vota, LDK 45, PDK 29 dhe AAK 3.
Në Bervenik, LVV ka marrë 31 vota, LDK 21, PDK 12 dhe AAK 1.
Këto rezultate janë jozyrtare dhe pritet konfirmimi përfundimtar nga institucionet zgjedhore./Raporto24/


