​Numërohen mbi 70 për qind e votave, këto janë votat e partive politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar procesin e numërimit të rezultateve preliminare të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Nga ky proces deri në orën 20: 44, KQZ ka numëruar 72.82 për qind të votave të përgjithshme.

Sipas KQZ-së, LVV deri tani ka 207,253 vota ose 43,09%, PDK-ja ka siguruar 104,943 vota ose 21,82%, LDK-ja ka 86,456 vota ose 17,98% dhe Aleanca ka 36,683 vota ose 7,63%.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri në ora 19:00 sipas rezultateve preliminare të siguruara nga mbi 98 për qind e vendvotimeve, pjesëmarrja në votime ka qenë 712 mijë e 148 votues apo 36.33 për qind.

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha se në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 28 dhjetor 2025 në të njëjtën kohë kishin votuar 899 mijë e 517 qytetarë, apo 44.99 për qind e elektoratit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU