Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore 3:0 ndaj Andorrës në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Golat për “Dardanët” i shënuan: Fisnik Asllani, Albion Rrahmani dhe Valmir Matoshi, shkruan Indeksonline
Asllani shënoi golin më të bukur të mbrëmjes, nga gjuajtja e lirë.
Kujtojmë që kjo ishte miqësorja e fundit para ndeshjeve zyrtare në muajin shtator./Raporto24/


