Kreshnik Smajlaj: E kemi arritur dhe tejkaluar objektivin në Prishtinë

Kryetari i AAK-së në Prishtinë, Kreshnik Smajlaj, ka falënderuar mbështetësit e tij pas zgjedhjeve, duke thënë se subjekti politik ka arritur dhe tejkaluar objektivin e vendosur për kryeqytetin.
Në një postim në Facebook, ai u shpreh mirënjohës për angazhimin e përkrahësve dhe punën e bërë gjatë fushatës.
“Sot treguat përkushtim, vullnet të madh dhe përgjegjësi.
Targeti ynë ishte mbi 5000 vota në Prishtinë dhe këtë e arritëm, madje e kaluam.
Ju falënderoj nga zemra për çdo votë, ju falënderoj nga zemra për mundin dhe punën e palodhshme.
Bashkë jemi të pathyeshëm. Faleminderit”, ka shkruar Smajlaj.
Ai ka theksuar se rezultatet janë dëshmi e angazhimit të përbashkët dhe mbështetjes së qytetarëve./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU