Sot fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, KQZ mban konferencë në “1 Tetori”

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se sot në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) do të nisë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Sipas tij, para fillimit të numërimit do të zhvillohet procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime.

“Sot në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. Paraprakisht do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime”, ka bërë të ditur Elezi.

Ai gjithashtu ka njoftuar se KQZ-ja do të mbajë një konferencë për media.

Konferenca është paralajmëruar të mbahet sot nga ora 16:30 në Qendrën Komunale të Numërimit “1 Tetori” në Prishtinë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU