Kujdes me mesazhet telefonike mashtruese!

Kohët e fundit shpesh e më shpesh po u dërgohen qytetarëve mesazhe telefonike me përpjekje mashtrimi, siç është rasti me mesazhin për shkelje në trafik, që e ilustron këtë problematikë, raporton KosovaPress.

Institucionet përkatëse kanë shtruar nevojën për kujdes të shtuar të qytetarëv ndaj këtyre mashtruesve.

Policia e Kosovës ka sqaruar se këto mesazhe në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar siq shkruhet nga Autoritetet e Trafikut të Kosovës dhe përmbajnë linqe mashtruese, të cilat synojnë të mashtrojnë qytetarët.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që:

· të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë;

· të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare;

· të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve;

· të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese; dhe

· nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, menjëherë ta raportojnë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës. Po ashtu, rasti duhet të raportohet edhe në stacionin policor më të afërt.

Policia e Kosovës ka shprehur zotimin se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve dhe ka ftuar qytetarët për bashkëpunim dhe vigjilencë të shtuar.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU