​Izraeli dhe Irani shkëmbejnë sulme

Izraeli dhe Irani shkëmbyen zjarr të hënën, ndërsa rebelët Houthi të Jemenit lëshuan një raketë drejt Izraelit dhe kërcënuan se do të pengojnë transportin detar në Detin e Kuq. Ky është përshkallëzimi më serioz që nga hyrja në fuqi e një armëpushimi dy muaj më parë dhe rrezikon ta kthejë Lindjen e Mesme sërish në luftë.

Sipas Associated Press, autoritetet izraelite thanë se tre valë raketash iraniane kanë shënjestruar vendin. Në Izraelin qendror u dëgjuan shpërthime, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore izraelite tentuan të kapnin raketat në hyrje.

Sulmi iranian erdhi pasi Izraeli kreu goditje në Iranin qendror dhe perëndimor herët të hënën, në përgjigje të zjarrit me raketa nga Teherani, duke shënuar përplasjen më serioze që nga një armëpushim i arritur më 8 prill në luftën Iran–Izrael.

Teherani paralajmëroi për hakmarrje pasi Izraeli goditi periferitë jugore të Bejrutit të dielën, duke sfiduar kërkesën e Uashingtonit disa ditë më parë për të mos e përshkallëzuar situatën.

Sulmet izraelite ndodhën gjithashtu në kundërshtim të dukshëm me Presidentin amerikan Donald Trump, i cili i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se nuk mendon se Izraeli duhet të përgjigjet më tej.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU