Eugen Cakolli nga KDI, paraqit në “Pressing” të T7 skenarët pas numërimit të votave të mërgatës.
Ai tha se në rastin më të mirë për VV mund t’i fitojë 5 deputetë më shumë, që do t’ia humbte 2 deputetë PDK-së, 2 LDK-së dhe 1 AAK-së.
Por, ai tha se zakonisht VV shkon në 65 deri në 70% të votave të mërgatës që i bie deri në 52 deputetë.
“LVV nuk është që përformon më mirë se 65% në diasporë, në rast se mbetet aty VV mbetet me 52 deputetë, PDK 22, LDK 19 dhe AAK 7. Ajo që nuk ndryshon është që AAK do ta humb një deputetë pas numërimit të votave të diasporës”, tha Cakolli.


