Arrest shtëpiak për anëtarin e KQZ-së në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.D., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Asgjësimi i materialeve të votimit”.

Sipas njoftimit të gjykatës, masa mund të zgjasë deri më 7 korrik 2026.

I pandehuri nuk guxon që të largohet nga vendbanimi pa lejen e Gjykatës, si dhe i ndalohet të kontaktojë me personat me të cilët ai nuk jetojnë apo janë të varur nga i pandehuri”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka bërë të ditur se në rast të shkeljes së kësaj mase, ndaj tij do të caktohet paraburgimi.

“Nëse i pandehuri e shkel masën e arrestit shtëpiak, ndaj të njëjtit do të caktohet masa e paraburgimit”, thuhet më tej.

Sipas gjykatës, nga provat e mbledhura deri në këtë fazë ekziston dyshimi i bazuar se më 7 qershor 2026, i pandehuri në cilësinë e anëtarit të KQZ-së, në qendrën e votimit në shkollën “Sharri” në Jabllanicë të Prizrenit, ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimet e tij lidhur me procesin zgjedhor.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU