Drenica shpallet kampion në futsall pas fitores ndaj Prishtina 01

Skuadra e Drenicës ka siguruar zyrtarisht titullin kampion të Superligës së Kosovës në futsal për sezonin 2025/26.

Ky sukses i madh u arrit pas një fitoreje të jashtëzakonshme në kryeqytet, duke bërë që trofeu i çmueshëm të rikthehet në Skenderaj dhe të kurorëzojë një rrugëtim mbresëlënës të kuqezinjve.

Në këtë arritje historike, një meritë të veçantë e ka edhe presidenti i klubit, Haxhi Rreci.

Përmes përkushtimit, investimit dhe një organizimi të shkëlqyer, ai arriti të ndërtojë një skuadër tejet konkurruese dhe fituese që dominoi në parket.

Me këtë triumf, “Shqiponjat e Zeza” shkruajnë një kapitull të ri e të lavdishëm në historinë e klubit, duke u konfirmuar si fuqia kryesore e futsalit kosovar për këtë vit.

KosovaPress

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU