Feronikeli ’74 gjen trajnerin e ri pasi e largoi Granit Begollin

Feronikeli ’74 ka njoftuar sonte ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin, Granit Begolli.

Skuadra nga Drenasi nuk ka humbur kohë, pasi IndeksOnline mëson se tashmë ka gjetur trajnerin e ri, i cili do të jetë Elon Berisha.

Sipas burimeve drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje me Berishën, derisa zyrtarizimi pritet të bëhët shumë shpejtë.

Berisha kishte sukses me skuadrën e Prishtinës së re duke e inkuadruar sezonin e kaluar në Superligë, derisa pasi u largua nga skuadra nga kryeqyteti, për disa muaj e udhëheqi skuadrën e Malishevës./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU