Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano e ka ‘konfirmuar’ kalimin e Vedat Muriqit te Fenerbahçe, nga Mallorca.
Sipas gazetarit italian, Feneri do të paguajë 15 milionë euro për shërbimet e Muriqit, pas zgjedhjes së presidentit të ri, Aziz Yildirim, i cili e kishte objektiv sulmuesin kosovar.
https://x.com/FabrizioRomano/status/2064452781310906853?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2064452781310906853%7Ctwgr%5E9ad786bbaa5b008960b3d8cd82378fe64726d48c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Ffabrizio-romano-e-konfirmon-muriqi-kalon-te-fenerbahce%2F
Pirati dardan” tashmë veçse është pajtuar me kushtet e ofruara nga klubi turk.
Muriqi do të rikthehet në Stamboll te Feneri, pasi kishte luajtur aty një sezon.
Ylli i kombëtares së Kosovës kishte luajtur në sezonin 2019/20 me fanellën verdhëeblu.
Gjatë periudhës së tij të parë te Feneri, Muriqi kishte shënuar 15 gola dhe kishte dhuruar 5 asistime në Superligën turke.
Ndërkohë, në sezonin që sapo e lamë pas, Muriqi pati një sezon të jashtëzakonshëm në aspektin individual, duke shënuar 23 gola në La Liga me Mallorcën.
Mirëpo, në aspektin ekipor, ishte sezon i dështuar, pasi Mallorca ra nga La Liga, duke përfunduar në vendin e 18-të në tabelë, me 42 pikë./GazetaExpress/


