Shtëpia e Bardhë reagon pas refuzimit të hyrjes së gjyqtarit Omar Abdulkadir në SHBA

Shtëpia e Bardhë ka reaguar lidhur me vendimin e autoriteteve amerikane për t’i refuzuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara gjyqtarit, Omar Abdulkadir Artan.

Në deklaratën zyrtare thuhet se gjatë kontrolleve shtesë të kryera nga Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së (CBP), janë zbuluar informacione që e bëjnë personin të papranueshëm për hyrje në territorin amerikan sipas Ligjit për Imigracionin dhe Kombësinë

https://x.com/TouchlineX/status/2064722228487327838?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2064722228487327838%7Ctwgr%5E7389ea40e3d3832de6dccce4dfecc403cb5043df%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fshtepia-e-bardhe-reagon-pas-refuzimit-te-hyrjes-se-gjyqtarit-omar-abdulkadir-ne-shba%2F

Pas një inspektimi të mëtejshëm nga CBP, u zbuluan informacione negative, përfshirë lidhje të dyshuara me persona të lidhur me organizata terroriste. Kjo e bën udhëtarin të papërshtatshëm për t’u pranuar në Shtetet e Bashkuara sipas Ligjit për Imigracionin dhe Kombësinë”, thuhet në reagim.

Shtëpia e Bardhë theksoi se administrata e presidentit Donald Trump do të vazhdojë të zbatojë masa të rrepta sigurie në kufijtë e vendit për Kupën e Botës që nis nga nesër 11 qershor.

“Administrata e presidentit Trump nuk do të lejojë asnjë kërcënim për sigurinë të hyjë në vendin tonë, pa asnjë përjashtim”, përfundon deklarata./Indeksonline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU