Dafina dhe Cllevio bashkojnë forcat, publikojnë versionin e ri të “Buzës”

Dy emra mjaft të komentuar të skenës shqiptare, Dafina Zeqiri dhe Cllevio, kanë sjellë për publikun bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, shkruan Raporto24.

Artistët kanë publikuar këngën “Buza”, e cila vjen e shoqëruar edhe me videoklip dhe rikthen atmosferën e hitit të njohur “Iku buza”, një projekt që ka grumbulluar miliona dëgjime në platformat muzikore.

Për realizimin e këngës është përkujdesur producenti Çelik Lipa, ndërsa teksti mban firmën e Dafinës, Cllevios dhe Rron Kait.

Projekti i ri tashmë është publikuar dhe pritet të shihet se si do të pritet nga fansat e dy artistëve.

Ndiqni projektin e plotë:

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU