Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar, duke i dedikuar nënës së saj një urim të ndjerë me rastin e ditëlindjes së 70-të, shkruan Raporto24.
Artistja publikoi një fotografi të ëmbël krah nënës së saj, të shoqëruar me fjalë plot dashuri dhe mirënjohje. Në mesazhin e saj, Elvana shkruan: “Gëzuar ditëlindjen e shtrenjta ime, 70 vite të jetuara me dinjitet, dashuri, forcë dhe përkushtim ndaj të tjerëve.”
Ndërkohë, në një tjetër mbishkrim mbi fotografinë, ajo shprehet se edhe pse nuk mund të jetë pranë saj në këtë ditë të veçantë, e mban “në shpirt e zemër, në çdo qelizë”.
Postimi ka marrë menjëherë reagime të shumta nga fansat, të cilët i kanë uruar shëndet dhe jetë të gjatë nënës së këngëtares.




