Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka folur më hapur se kurrë për albumin e saj më të ri “Genesis”, gjatë një interviste të dhënë së fundmi në “Top Albania Radio”, transmeton Raporto24.
Artistja tregoi se titulli i albumit nuk është zgjedhur rastësisht, por lidhet ngushtë me idenë dhe mesazhin që ka dashur të përcjellë përmes këtij projekti muzikor, i cili ka marrë një vëmendje të madhe që nga publikimi.
Përveç prapaskenave të krijimit të albumit, Tayna ndau edhe preferencat e saj personale, duke zbuluar se “Nostalgjia” dhe “Vajza e dimrit” janë dy këngët që zënë një vend të veçantë në zemrën e saj dhe që i konsideron ndër më të dashurat nga “Genesis”.
Përtej muzikës, Tayna u ngacmua nga moderatorët edhe për jetën e saj private, specifikisht nëse po mendon të krijojë së shpejti një familje. Përgjigjja e reperes ishte mjaft e prerë dhe e sinqertë, duke treguar se për momentin fokusin e ka diku tjetër.
“Njëherë jo, nuk e mendoj. Nuk jam tip që mendoj të martohem dhe të bëj fëmijë. Ndoshta në të ardhmen, nëse Zoti e ka shkruar, por për momentin nuk jam në atë fazë të jetës”, u shpreh ajo hapur.
Me këtë deklaratë, Tayna la të kuptohet se është tërësisht e përkushtuar ndaj karrierës së saj muzikore dhe suksesit të albumit “Genesis”, duke i lënë planet familjare për një moment më të vonshëm.


