Modelja dhe influencerja e njohur Xhuli Nura është në pritje të ëmbël dhe pritet të bëhet nënë për herë të parë në të ardhmen e afërt, shkruan Raporto24.
Së fundmi ajo është shfaqur me një stil elegant dhe tërheqës, ndërsa barku i rrumbullakosur ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Edhe pse ajo nuk ka dhënë ende një deklaratë të detajuar publike lidhur me shtatzëninë, pamjet e fundit kanë nxitur reagime dhe urime të shumta nga fansat e saj.
Xhuli Nura mbetet një nga figurat më të ndjekura në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga jeta e saj profesionale dhe personale.



