Pas shumë aludimeve dhe pamjeve që qarkulluan në rrjet, Aurora Rrusta dhe Kushtrim Kelani duket se kanë vendosur t’i japin fund çdo dyshimi, shkruan Raporto24.
Dy ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova” kanë ndarë për herë të parë një fotografi së bashku, duke konfirmuar publikisht lidhjen e tyre romantike.
Çifti shfaqet i përqafuar në një moment plot afeksion, ndërsa imazhi është publikuar pas eventit të organizuar për promovimin e EP-së së Londrimit, ku të dy morën pjesë.
Tashmë, me këtë postim, duket se dyshja kanë zgjedhur ta jetojnë hapur historinë e tyre të dashurisë.
Përhajër dhe shumë lumturi për çiftin e ri!


