Këngëtarja e njohur nga Shkupi, Tuna Sejdiu, ka publikuar së fundmi disa fotografi ku shfaqet në shoqërinë e dy djemve të saj, shkruan Raporto24.
Në imazhet e ndara në rrjete sociale, ajo shihet e buzëqeshur dhe e relaksuar, duke kaluar momente familjare plot dashuri dhe afërsi.
Fansat kanë vënë re edhe formën e saj të shkëlqyer trupore, ku këngëtarja paraqitet më në formë se kurrë, duke marrë shumë komente pozitive dhe komplimente.
Tuna po e vazhdon jetën e saj si një “single mom”, duke i kushtuar shumë rëndësi rritjes së fëmijëve dhe karrierës së saj artistike, ndërsa shpesh ndan momente nga përditshmëria me ndjekësit e saj në rrjete sociale.



