Shokon ish-banori: “Na mbyti miu në BBVA”/ Bën fajtore këtë vajzë

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka rikthyer vëmendjen te raporti i tensionuar me Dea Mishel, këtë herë përmes një postimi ironik në rrjetet sociale, shkruan Raporto24.

Në statusin e publikuar në Facebook, ai ka rikujtuar kohën kur ishte pjesë e shtëpisë së famshme, duke e lidhur me një situatë që, sipas tij, kishte të bënte me mungesën e higjienës. Në mes të rrëfimit, Mane ka lëshuar edhe një thumb të drejtpërdrejtë ndaj blogeres, pa ia kursyer ironinë.

“Na çau miu në shtëpinë e Big Brother… Atje flinte një bjonde e sforcuar që sot si mi i avitet protestës. Mbajeni larg se është ters!”, ka shkruar ai.

Reagimi i gazetarit vjen vetëm pak orë pasi ishte i ftuar në emisionin e Grida Dumës, ku gjithashtu pati deklarata kritike ndaj Dea Mishel, duke e lidhur këtë me angazhimin dhe mbështetjen e saj për protestat që po mbahen në Tiranë.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU