“Na lini rehat!”, Efi Dhedhes reagon ashpër dhe trondit debatet për influencerët

Efi Dhedhes ka reaguar pas debatit të fundit që është krijuar rreth influencerëve, duke shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si po trajtohet kjo çështje, shkruan Raporto24

Përmes disa postimeve në Instastory, ish-banorja e “Big Brother VIP” u shpreh se diskutimet po largojnë vëmendjen nga problemet më të rëndësishme, ndërsa theksoi se krijimi i përmbajtjes në rrjetet sociale është puna e saj.

Ajo gjithashtu iu përgjigj kritikave të bëra në emisione televizive, duke theksuar se influencerët jetojnë nga kjo punë dhe meritojnë të respektohen.

“Nëse kjo është puna jonë, na lini ta bëjmë të qetë”, ishte mesazhi që Efi përcolli në reagimin e saj.

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU