Leonora Jakupi prek me fjalët për Sahit Jasharin: “Burrat si ti nuk vdesin kurrë”

Ka ndërruar jetë komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari nga Prekazi i Skenderajt, një ndër themeluesit dhe ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Raporto24.

Ai ishte ndër ata që në ditët më të vështira iu bashkua luftës për lirinë e vendit, ndërsa lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga drejtori komunal i Skenderajt, Arbër Geci.

Për humbjen e tij ka reaguar edhe këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur dhimbjen e saj.

“Si të pajtohem me ikjen tënde Sahit? Vështirë të mos e shohim buzëqeshjen, humorin e mirësinë tënde. Prehu në paqe Çlirimtar, burrat si ti nuk vdesin kurrë!”, ka shkruar ajo.

Reagimi i artistes ka prekur ndjekësit, të cilët i janë bashkuar ngushëllimeve për familjen dhe bashkëluftëtarët e të ndjerit.

Screenshot

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU