Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, po shijon ditët e pushimit në një destinacion bregdetar.
Ajo ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga arratisja e saj verore, duke tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale, shkruan Raporto24.
E veshur me bikini, Dolce ka vënë në pah format e saj trupore, ndërsa është shfaqur në formë të shkëlqyer.

Edhe kësaj radhe, ajo është komentuar gjerësisht nga fansat, të cilët e kanë cilësuar si mjaft “bombastike” me paraqitjen dhe linjat e saj.


