No menu items!

Për herë të parë, zbulohen tabletat për meshkuj që janë 99% efektive në ndalimin e shtatzënisë

Pas testimit të suksesshëm te minjtë, hulumtuesit shpresojnë se do të fillojnë përdorimin e pilulave te njerëzit, gjatë gjysmës së dytë të vitit

Është zbuluar se një pilulë e re kontraceptive për meshkujt, është 99 për qind efektive në ndalimin e shtatzënisë. Kjo është bërë e ditur pas testimeve që është bërë te minjtë, shkruan SkyNews, transmeton Gazeta Express.

Ky medikament do të balanconte përdorimin e kontraceptivëve, të cilët janë shumë më pak në dispozicion për burrat.

Duke paraqitur gjetjet e tyre në takimin e Shoqërisë Kimike Amerikane të mërkurën, shkencëtarët do të njoftojnë krijimin e një pilule të re kontraceptive jo-hormonale mashkullore, që parandalon në mënyrë efektive shtatzëninë, pa efekte anësore të dukshme.

Derisa gratë mund të përdorin disa metoda, që parandalojnë shtatzëninë, burrat mund të përdorin vetëm prezervativë, të cilët janë të prirë  të dështojnë dhe vazektominë.

Vazektomia është një procedurë kirurgjikale, e cila edhe pse potencialisht konsiderohet si metodë e përkohshme, në përgjithësi njihet si formë e sterilizimit të përhershëm të meshkujve.

Hulumtuesit thonë se kjo metodë është “e shtrenjtë dhe jo gjithnjë e suksesshme”, prandaj e shohin të nevojshme zbulimin e një metode efektive afatgjate, por me mundësi të kthimit të fertilitetit, e cila është e njëjtë me pilulat, që përdorin gratë kundër shtatzënisë.

“Shkencëtarët kanë provuar me dekada të zhvillojnë kontraceptivë për meshkuj, që merrën duke i pirë, por akoma nuk ka ndonjë pilulë të aprovuar në treg”, ka thënë doktor Abdullah Al Noman, i cili po e prezanton punën e grupit që punoi në zbulimin e këtyre pilulave.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.