Trump thotë se SHBA-ja do ta godasn Iranin ‘shumë fort’ sonte dhe kërcënon të marrë ishullin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se SHBA-të do ta godasin Iranin “shumë fort” sonte.

Në një postim në Truth Social , ai gjithashtu zotohet të “marrë kontrollin e plotë” të tregjeve të naftës dhe gazit të Iranit dhe të marrë ishullin Kharg – një terminal i madh nafte pranë brigjeve të Iranit – në “të ardhmen jo shumë të largët”.

Çmimet e naftës u rritën me rreth 2 dollarë dhe kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent u rritën në 94.16 dollarë për fuçi brenda pak minutash pasi Trump kërcënoi me sulme të reja, shkruan reporteri ynë i biznesit.

Më parë, tre marinarë indianë u vranë në një sulm amerikan ndaj një anijeje – Settebello – pranë Omanit të mërkurën.

SHBA-të konfirmuan gjithashtu se sulmuan dy anije të tjera – anijen Jalveer me flamur të Guinea-Bissau dhe tankerin e naftës Marivex me flamur të Palau – në Gjirin e Omanit.

Ditët e fundit, SHBA-të goditën qendrat ushtarake, të mbikëqyrjes dhe të radarëve në Iranin jugor. Teherani është përgjigjur me sulme ndaj qendrave ushtarake amerikane në rajon gjatë natës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU