Një intervistë e dyfishtë, e tepër e rrallë për nga natyra, transmetohet sonte në të gjitha platformat e rrjeteve sociale të Agjencisë së Lajmeve KosovaPress.
Dy ambasadorë perëndimorë të veshur me fanelat e kombëtareve të tyre sikur edhe gazetari nikoqir, flasin për sport e politikë.
Bëhet fjalë për bashkëbisedimin që përfaqësuesit e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, Jonathan Hargreaves dhe Reiner Rudolph e patën si mysafirë me drejtorin e Informacionit, Gazmend Sylën.
Në një ambient të hapur, e në frymë sportive, dy diplomatët iu përgjigjën pyetjeve të shumta rreth Botërorit të Futbollit që fillon sonte – folën për pritjet me kombëtaret e tyre, fubollistët që do të shkëlqejnë, por edhe për gjasat që Kosova të jetë pjesë e këtyre garave në të ardhmen.
Me frymë sportive, Hargreaves dhe Reiner folën edhe për politikë – zgjedhjet e fundit, gjasat për krijim instituonesh, si edhe për nevojën apo jo të ndërhyrjes së ndërkombëtarëve për ta përshpejtuar këtë process.
Të dy ambasadorët folën edhe për rrugëtimin jo të lehtë të Kosovës në integrimet euro-atlantike, por edhe përgëzuan unanimisht shtetin dhe krejt qytetarët për punën e madhe që u bë për një çerek shekulli në rindërtimin e vendit që ishte shkatërruar në luftë.
Intervista transmetohet sonte nga ora 20:00 në të gjitha platformat sociale të KosovaPress, por edhe në ato të të dyja ambasadave.


