Një 29-vjeçar ka përfunduar në vuajtje të dënimit me burg, pasi është ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë patrullimit në kryeqytet dhe ka rezultuar i kërkuar nga drejtësia.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Egzon Delijan, banues në lagjen Dardania në Prishtinë.
Sipas burimeve, njësitet e Stacionit Policor Qendra e kanë ndaluar të riun në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 01:30, ndërsa gjatë verifikimit është konstatuar se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale “Posedim i paautorizuar i substancave psikotrope apo analoge”.
Po ashtu, ai ka rezultuar edhe me dy urdhër-arreste të tjera aktive.
Sinjali mëson se, për shkak të mospagesës së gjobës së shqiptuar nga gjykata, dënimi i tij ishte shndërruar në 30 ditë burgim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Egzon Delija është dërguar për vuajtjen e dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku do të qëndrojë së paku për 30 ditët e ardhshme.
Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente


