Brazili e nisi me hap fals, Maroku rrëmben një pikë të artë

Një nga ndeshjet më interasante të Kupës së Botës, ajo mes Brazilit dhe Marokos ka përfunduar pa fitues.

Rezultati përfundimtar në “MetLife Stadium” në New Jersy, ishte i barabartë, 1-1,

Luanët e Atlasit” e nisën ndeshjen në menyrë fantastike, ku pas sulmeve të vazhdueshme arritën të kalonin në epërsi me golin e Ismael Saibari, në minutën e 31-të.

Dhjetë minuta më pas, Vinicius Jr barazoi shifrat, duke shkuar në pushim me barazim.

Në pjesën e dytë “Seleçao” dominoi ndeshjen, pati edhe disa raste të mira për gol, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Në ndeshjen e radhës, Brazili luan me Haitin, derisa Matoku kundër Skocisë./IndeksOnline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU