Të gjithë bashkë në pushime, Shyhretja ndan foton familjare

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, po shijon disa ditë të bukura pushimi pranë njerëzve të saj më të shtrenjtë. E gjithë familja e saj është bashkuar për të udhëtuar drejt Greqisë, duke sjellë pamje mjaft të ëmbla që reflektojnë harmoninë e tyre familjare.

Përmes disa fotografive të ndarë në llogarinë zyrtare në Instagram, Shyhretja shihet e lumtur dhe e rrethuar nga familjarët e saj. Krahas saj janë djemtë, vajzat, nipërit, mbesat, dhëndri si dhe bashkëshorti i saj, Luli.

Këngëtarja e ka shoqëruar foton me mbishkrimin: “Pushimi bëhet më i mirë kur jam e rrethuar me familje”.

Kujtojmë se ky udhëtim tashmë po kthehet në një traditë të bukur për ta. Edhe vitin e kaluar, pikërisht para kanagjegjit të vajzës së saj, Engjëllushës, familja ishte mbledhur e tëra në të njëjtën mënyrë për të pushuar së bashku në bregdetin grek.

Ata kanë zgjedhur që edhe këtë vit të mos e thyejnë këtë zakon, duke u shkëputur nga angazhimet e përditshme për të krijuar kujtime të reja pranë njëri-tjetrit. /Prive By Liberta Spahiu

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU