Lionel Messi e nisi Kupën e Botës 2026 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke realizuar një tripletë në fitoren ndaj Algjerisë.
Megjithatë, vëmendja pas ndeshjes u zhvendos te momenti emocional i kapitenit argjentinas, i cili u pa duke qarë menjëherë pas golit të tij të parë në minutën e 17-të.
Fillimisht, reagimi i Messit u interpretua si një shpërthim emocionesh për rëndësinë e momentit dhe fillimin e një tjetër aventure botërore me Argjentinën. Por raportime të fundit kanë hedhur dritë mbi një arsye më personale pas këtij gjesti
https://x.com/ESPNFC/status/2067278926217412886?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2067278926217412886%7Ctwgr%5E4d3e8cb55a49f575fa80e58a7c86e99669643b0e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fsinjali.com%2Fzbulohet-arsyeja-e-loteve-te-lionel-messit-pas-golit-ndaj-algjerise%2F
Sipas gazetarit Eduardo Feinmann, prapa emocioneve të Messit qëndrojnë shqetësime familjare, pasi babai i tij, Jorge Messi, thuhet se po përballet me probleme shëndetësore pas një përkeqësimi të gjendjes në javët e fundit.
Kapiteni i Argjentinës, sipas këtyre raportimeve, po e përjeton këtë situatë në mënyrë private, çka mund të ketë ndikuar në reagimin e tij emocional në fushë.
Pavarësisht gjithçkaje, Messi vazhdoi ndeshjen duke shkëlqyer me paraqitjen e tij, duke konfirmuar edhe një herë rolin e tij vendimtar në përfaqësuesen argjentinase.


