Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara priten rrebeshe kalimtare shiu, të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, konkretisht në ato zona ku ka zhvillime konvektive, me shpejtësi prej 10-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 29°C. /MeteoKosova/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU