Anglia tregon se është kandidate serioze për ta fituar Botërorin, e mposht Kroacinë

Anglia e ka nisur me fitore të madhe Kampionatin Botëror dhe e ka treguar veten si njëra nga kandidatet kryesore për ta fituar këtë turne.

“Tre Luanët” triumfuan 4:2 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve ndaj Kroacisë, shkruan Gazeta Express.

Ishte ndeshje spektakolare, por pjesa e dytë e bëri diferencën.

Harry Kane kaloi anglezët në epërsi në minutën e 12-të pasi shënoi nga penalltia, ndërsa paraprakisht e kishte humbur, por 11-metërshi u përsërit për shkak se portieri kroat Livakovic nuk u ishte përmbajtur rregullave.

Në minutën e 36-të, Martin Baturina barazoi shifrat me gol fantastik nga distanca.

Në minutën e 42-të Harry Kane me gol të bukur me kokë riktheu epërsinë e Anglisë.

Petar Musa në sekondat e fundit të pjesës së parë barazoi përsëri rezultatin.

Në pjesën e dytë, ishte Anglia që ishte më konkrete, ndonëse edhe kroatët i patën mundësitë e tyre.

Dy minuta pasi nisi pjesa e dytë, Jude Bellingham e riktheu epërsinë e Anglisë.

Në minutën e 85-të, Marcus Rashford shënoi për epilogun përfundimtar të këtij takimi.

Me këtë fitore, Anglia e nis me tri pikë dhe i prin grupit L, në të cilin përveç Kroacisë, bëjnë pjesë edhe Gana dhe Panamaja.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU