Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë pjesë në përurimin e obeliskut kushtuar dëshmorit Ali Ajeti, në vendin ku ai ra heroikisht më 30 maj 1989.
Në ceremoninë e organizuar në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Podujevës, Bulliqi ishte i shoqëruar nga nëna Vahide, nëna e dëshmorit Ali Ajeti.
Me këtë rast, kryetari Bulliqi theksoi se kujtimi për dëshmorët mbetet i përjetshëm dhe se sakrifica e tyre vazhdon të jetë frymëzim për brezat e rinj. Ai nënvizoi se vepra e dëshmorëve zë një vend të veçantë në historinë e Kosovës dhe se respekti ndaj tyre është detyrim i përhershëm institucional dhe qytetar.
“Lavdi dëshmorit Ali Ajeti! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit! Urime Dita e Çlirimit të Podujevës!”, ka deklaruar Bulliqi./Raporto24/



