Në një mbrëmje sportive të paharrueshme në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës në volejboll për vajza ka arritur një fitore të madhe ndaj Malit të Zi me rezultat bindës 3:0, në kuadër të CEV Volleyball European League.
Vajzat e Kosovës dominuan plotësisht ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke mos i lënë hapësirë kundërshtarit për rikthim. Setet u mbyllën me këto rezultate:
25:19
25:21
25:15
Me disiplinë taktike, shpirt garues dhe paraqitje të qëndrueshme në çdo repart, “Dardanet” treguan pjekuri të madhe sportive dhe progres të dukshëm në skenën evropiane të volejbollit të vajzave.
Kjo fitore konsiderohet edhe më e rëndësishme duke marrë parasysh formën e mirë të Malit të Zi në këtë garë, çka e bën suksesin e Kosovës një sinjal të qartë se ekipi po rritet dhe po bëhet gjithnjë e më konkurrues në nivel evropian/Raporto24/


