Izraeli dhe grupi libanez Hezbollah kanë rënë dakord për një armëpushim të ri, pas një vale përleshjesh që rrezikuan të dëmtonin negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Marrëveshja u ndërmjetësua nga SHBA-ja dhe Katari, me mbështetje edhe nga Irani
Sipas zyrtarëve amerikanë, armëpushimi hyri në fuqi të premten, megjithëse pati raportime për incidente të izoluara edhe pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes. Konflikti i fundit kishte shtyrë bisedimet e planifikuara SHBA-Iran në Zvicër dhe kishte rritur shqetësimet për një përshkallëzim më të gjerë rajonal.
I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, është nisur drejt Zvicrës për të zhvilluar bisedime me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araqchi. Qëllimi i takimeve është shndërrimi i marrëveshjes së përkohshme SHBA-Iran në një marrëveshje më të gjerë paqeje dhe sigurie në rajon.
Shkrusn Reuters Trasmeton Raporto24
Negociatat pritet të fokusohen në programin bërthamor të Iranit, sigurinë rajonale dhe çështjet që lidhen me transportin e energjisë në Gjirin Persik. Armëpushimi në Liban konsiderohet një hap i rëndësishëm për të krijuar kushtet e nevojshme për vazhdimin e dialogut diplomatik.


