Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të shënojë rënie.
Ministria e Industrisë ka njoftuar se sot çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është 1.40 euro, që paraqet një ulje prej 3 centësh krahasuar me ditën e djeshme. Ndërsa çmimi i benzinës është 1.33 euro për litër, 2 centë më lirë se dje.
Sa i përket gazit, çmimi mbetet i pandryshuar në 67 centë për litër, duke qenë i njëjtë me tavanin e vendosur një ditë më parë.


