Ndarë nga oqeanet, por bashkëshorti gjen mënyrën e duhur për ta surprizuar Eminën

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, po feston një përvjetor shumë të rëndësishëm të dashurisë së saj me biznesmenin iraniano-amerikan, Sam Nazarian. Për këtë ditë të veçantë, ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një moment tejet romantik, duke treguar se distanca gjeografike nuk e ka penguar aspak bashkëshortin e saj që ta surprizojë në mënyrë të mrekullueshme.

Siç shihet në postimin e saj të fundit në Instagram, Emina është kapur në një moment emocionues teksa hyn në një ambient të dekoruar plot rrugica me petale trëndafilash të kuq dhe qirinj të ndezur.

Përbri këtij imazhi, modelja ka zgjedhur fjalët më të bukura për të shprehur dashurinë e saj në këtë 20 qershor, datë që shënon kurorëzimin e tyre në martesë që nga viti 2015:

“Edhe pse jemi të ndarë nga oqeane dhe kontinente, ti ende arrin të më surprizosh çdo ditë. Pas 16 vitesh bashkë dhe 11 vitesh si gruaja jote, do të të zgjidhja ty përsëri dhe përsëri. E dashuroj të qenit gruaja jote”, ka shkruar Emina.

Kujtojmë se çifti gëzon një jetë të lumtur familjare, dhe janë prindër të tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali. /Prive By Liberta Spahiu

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU