Uruguai dhe Kepi i Gjelbër dhurojnë spektakël, barazim 2:2 në Miami

Uruguai dhe Kepi i Gjelbër kanë zhvilluar një ndeshje shumë të fortë në kuadër të Grupit H, me raste të shumta dhe aksion në të dyja anët e fushës,shkruan Raporto24
Të dyja skuadrat kërkuan fitoren deri në fund, por në përfundim rezultati ishte 2:2.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Miamit, ku temperaturat e larta ndikuan edhe në ritmin e lojës. Megjithatë, futbollistët treguan angazhim maksimal dhe krijuan shumë momente interesante për publikun.
Barazimi i jep nga një pikë të dyja ekipeve në një grup ku gara pritet të jetë shumë e hapur./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU