Edhe pse Shqipëria nuk arriti të jetë pjesë e Kupës së Botës që po zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, flamuri kuqezi vazhdon të valëvitet në tribunat e stadiumeve.
Gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Norvegjisë dhe Senegalit, e cila përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të norvegjezëve, dy tifozë shqiptarë u shfaqën në stadium duke mbajtur me krenari flamurin kombëtar.
Ata nuk e hoqën për asnjë moment flamurin shqiptar nga duart, duke sjellë një pamje emocionuese nga atmosfera e Botërorit.
Fotoreporteri i Raporto24 ka arritur të kapë këtë moment, duke treguar edhe një herë se dashuria për kombin dhe simbolin kuqezi nuk njeh kufij.
Edhe pa qenë në fushë me kombëtaren shqiptare, flamuri shqiptar mbetet prezent në arenën më të madhe të futbollit botëror./Raporto24/






Foto:Blerim.Uka


