Kroacia mposht Panamanë 1-0, vëmendja te Modriç në ndeshjen e 200-të me kombëtaren

Kombëtarja e Kroacisë ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Panamasë me rezultatin 1-0 në Grupin L të Kupës së Botës 2026. Golin e vetëm të takimit e shënoi Ante Budimir në minutën e 54-t, duke i dhënë tri pikë jetike kroatëve në garën për kualifikim,shkruan Raporto24

Megjithatë, pas vërshëllimës përfundimtare, vëmendja e të gjithëve u përqendrua te legjenda kroate, Luka Modrić, i cili regjistroi paraqitjen e tij të 200-të me fanellën e kombëtares së Kroacisë. Ky jubile historik u festua nga bashkëlojtarët dhe tifozët, duke e bërë mbrëmjen edhe më të veçantë për mesfushorin e njohur.

Fitorja e mban Kroacinë në garë për fazën me eliminim direkt, ndërsa Panama mbetet jashtë objektivave për kualifikim./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU