Zvicra dhe Kanada do të garojnë për vendin e parë në ndeshjen e Grupit B, që do të zhvillohet sonte.
Pasi mblodhën katër pikë nga dy ndeshjet e tyre të para, të dyja kombëtaret e kanë pothuajse të garantuar vendin e tyre në Kupën e Botës. Megjithatë, një fitore në “Vancouver” do të vendosë se kush do të përfundojë në krye të renditjes.
Ndërkohë, një barazim do t’i shkonte për shtat Kanadasë, e cila aktualisht kryeson Grupin B për nga diferenca e golave, falë rezultatit të fundit 6-0 ndaj Katarit, por gjithashtu do të konfirmonte që të dyja ekipet përfundojnë brenda dy vendeve të para.
Zvicrës i duhet fitorja ndaj bashkë-organizatorëve, e cila mbështetet nga fitorja bindëse 4-1 ndaj Bosnja dhe Hercegovina herën e fundit, por e di se duhet të mposhtë një skuadër kanadeze që ka avantazhin e ndeshjes në shtëpi.
Kanadaja, është e pamposhtur në Kupën e Botës deri më sot dhe bëri histori më një fitore të parë në këtë garë kundër Katarit. Megjithatë, testi i saj më i vështirë vjen në finalen e Grupit B.
Formacionet e mundshme:
Zvicra (4-3-1-2) : Kobel; Widmer, Elvedi, Akanji, Rodriguez; Aebischer, Xhaka, Freuler; Manzambi; Embolo, Vargas.
Kanada (4-4-2) : Crepeau; Johnston, De Fougerolles, Cornelius, Laryea; Buchanan, Saliba, Eustaquio, Ahmed; J. David, Larin.


