Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka shënuar ditëlindjen e nënës së saj me një dedikim të veçantë në rrjetet sociale, shkruan Raporto24.
Përmes një postimi të mbushur me dashuri, artistja i shprehu mirënjohjen për gjithçka që nëna ka bërë për familjen, duke e përshkruar si shtyllën kryesore të shtëpisë dhe personin që i ka frymëzuar me dashuri, durim dhe forcë.
“Gëzuar ditëlindjen mamaja ime. ❤️ Jemi shumë me fat që të kemi! Çdo gjë e mirë që kemi është nga dashuria, durimi dhe forca jote! Mbretëresha e shtëpisë dhe zemrave tona! Të dua shumë”, ka shkruar Dua Lipa.
Postimi u prit me mijëra pëlqime dhe komente, ndërsa ndjekësit e artistes iu bashkuan urimeve, duke i dëshiruar nënës së saj edhe shumë vite të lumtura.


