Një rrëfim i papritur ka marrë vëmendje gjatë paraqitjes së fundit televizive të ish-banores së “Big Brother VIP Kosova”, Benita Zena, shkruan Raporto24.
E ftuar në emisionin “Kampionët e Botës” me Marina Vjollcën, Benita u surprizua kur u bë publike se ajo ka lidhje familjare me një nga futbollistët më të njohur shqiptarë në arenën ndërkombëtare, Granit Xhakën.
Ishte moderatorja Marina Vjollca ajo që tregoi këtë detaj, duke thënë se Xhaka është kushëriri i Benitës. Pas kësaj, ajo e përshëndeti kapitenin e Zvicrës dhe kur u pyet për të, dha një përgjigje që mori vëmendje:
“Xhaka si Xhaka, ku është Xhaka ka fitore!”
Fjalët e saj duket se morën një tjetër kuptim pas fitores së fundit të Zvicrës ndaj Kanadasë me rezultat 2-1, duke bërë që deklarata e Benitës të shpërndahej edhe më shumë.


