“Dil Moj Nuse”, projekti më i ri muzikor nga Remzie Osmani

Një tjetër projekt muzikor me frymë festive i është shtuar repertorit të këngëtares së njohur Remzie Osmani. Artistja ka lansuar këngën e saj më të re, të titulluar “Dil Moj Nuse”, e cila i kushtohet traditës dhe gëzimit të dasmave shqiptare, shkruan Raporto24.

Kënga është publikuar së fundmi në YouTube dhe platformat e tjera muzikore, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e adhuruesve të muzikës popullore.

Me ritmin karakteristik dhe atmosferën e ngrohtë që e përcjell, projekti pritet të bëhet pjesë e pandashme e dasmave dhe ahengjeve familjare gjatë sezonit veror.

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU