Bia nxjerr videon duke u perplasur me gjyshen, akuza per abuzim e presion financiar

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Bia Khalifa, ka bërë një reagim të fortë publik në rrjetet sociale, duke ngritur akuza ndaj familjarëve të saj për tensione dhe konflikte të vazhdueshme, shkruan Raporto24.

Ajo ka thënë se prej vitesh përballet me kërkesa financiare dhe sjellje që, sipas saj, përfshijnë manipulim dhe mungesë mirënjohjeje, duke e përshkruar situatën si emocionalisht të rëndë.

Në një nga postimet e saj, Bia ka përmendur edhe një incident të fundit në orët e mëngjesit, të cilin e ka cilësuar si shqetësues dhe të qëllimshëm, duke shtuar se konfliktet brenda familjes janë të përsëritura.

Ajo shprehet se ndihet e lodhur dhe e zhgënjyer, ndërsa thekson se gjithçka që kërkon është respekt dhe qetësi në jetën e saj private.

This image has an empty alt attribute; its file name is image-384.png

This image has an empty alt attribute; its file name is WhatsApp-Image-2026-06-24-at-10.02.25-1-552x1024.jpg

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU