Anxhela Peristeri “ndez” rrjetin, paraqitja e saj verore rrëmben gjithë vëmendjen

Anxhela Peristeri ka dëshmuar edhe një herë se di si të jetë në qendër të vëmendjes së publikut, shkruan Raporto24.

Këngëtarja e njohur shqiptare ka publikuar disa fotografi nga momentet e saj të relaksit veror, ku shfaqet me një pamje plot stil dhe vetëbesim.

E veshur me bikini portokalli, Anxhela ka vënë në pah linjat e saj elegante, ndërsa atmosfera verore dhe ngjyrat e ndezura i kanë dhënë edhe më shumë shkëlqim postimit të saj.

Fotografitë kanë marrë menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për dukjen dhe energjinë pozitive që përcjell.

Përveç suksesit në muzikë, Anxhela vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në showbizin shqiptar, duke tërhequr vazhdimisht vëmendjen me paraqitjet e saj të kuruara.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU