Maroku eliminon Holandën pas penalltive dhe siguron çerekfinalen e Botërorit 2026

Maroku ka shkruar një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e futbollit, duke eliminuar Holandën pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3-2, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 1-1, në ndeshjen e fazës së 1/16 së finales të Botërorit 2026.

Holanda kaloi në epërsi në minutën e 72-të me golin e Cody Gakpo, por Maroku nuk u dorëzua. Në minutat shtesë të ndeshjes, Issa Diop barazoi rezultatin me një goditje me kokë, duke e dërguar sfidën në vazhdime,shkruan Raporto24

Pasi nuk pati gola të tjerë në 120 minuta lojë, fituesi u vendos nga penalltitë. Portieri Yassine Bounou u bë heroi i marokenëve me një pritje vendimtare, ndërsa Ismael Saibari shënoi penalltinë e fitores për rezultatin përfundimtar 3-2.

Me këtë triumf, Maroku avancon në fazën e 1/8 së finales, ku do të përballet me Kanadanë, duke vazhduar ëndrrën për një tjetër ecuri historike në Kupën e Botës./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU